Kroaci, mbërrijnë 6 avionë luftarakë “Rafale” të blerë nga Franca

Evropë

Kroaci, mbërrijnë 6 avionë luftarakë “Rafale” të blerë nga Franca

Më: 26 prill 2024 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Është bërë dorëzimi i parë i avionëve luftarakë të tipit “Rafale” që Kroacia ka blerë nga Franca.  Gjashtë nga 12 avionët e llojit “Rafale” që Kroacia bleu nga Franca në vitin 2012, u ulën në aeroportin “Franjo Tuxhman” në kryeqytetin Zagreb.

Në ceremoninë e dorëzimit në aeroport morën pjesë presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç, kryeministri Andrej Plenkoviç si dhe zyrtarë të tjerë ushtarakë dhe politikë.

Hyrja e avionëve luftarakë “Rafale” të cilët u sollën në vend në orën 12:30 me orën lokale në hapësirën kroate u prit me një interes të madh.

Gjashtë avionët e tjerë nga 12 avionët “Rafale” që Kroacia ka blerë, pritet të dorëzohen në vitin 2025.

Pagesa me vlerë 1.115.496.307 euro, për 12 avionët luftarakë “Rafale” që janë të gjithë të përdorur, planifikohet të përfundojë deri në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat