Lufta në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Nuk ka kushte për negociata me Kievin! Operacioni ushtarak do të vijojë

Evropë

Lufta në Ukrainë, zëdhënësi i Kremlinit: Nuk ka kushte për negociata me Kievin! Operacioni ushtarak do të vijojë

Më: 27 prill 2024 Në ora: 19:20
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov

Për Rusinë, nuk ka asnjë kusht që do ta shtyjë të negociojë me Kievin. Kështu u shpreh në një deklaratë për mediat zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov i cili bëri me dije se operacioni ushtarak në Ukrainë, siç e konsideron ai, do të vijojë.

“Për momentin nuk ka asnjë parakusht për negociata, sepse të gjithë e kuptojnë dhe e dinë qëndrimin e Ukrainës për mospranimin e asnjë negociate. Prandaj, operacioni special ushtarak vazhdon,” tha përfaqësuesi i Kremlinit.

Njëkohësisht Peskov deklaroi se qëndrimi i presidentit rus, Vladimir Putin është i qartë sa i takon mundësisë për negociata me Ukrainën.

“Hera e fundit që ai foli për këtë ishte gjatë një bisede me Presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko”, kujtoi Peskov, i cili më tej vuri në dukje se “qëndrimi rus është konsistent”.

Më 11 prill, Putin dhe Lukashenko zhvilluan bisedime në Kremlin, më pas kreu i shtetit rus nënvizoi edhe një herë se Rusia nuk e ka braktisur kurrë zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve dhe ka qenë gjithmonë e prirur drejt këtij opsioni të veçantë për zgjidhjen e konfliktit. Presidenti i Bjellorusisë vuri në dukje se marrëveshjet e Stambollit, të zhvilluara në pranverën e vitit 2022, mund të shërbejnë si pikënisje për negociatat për zgjidhjen e krizës ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat