Disa të zhdukur dhe të paktën 1 viktimë pas mbytjes së varkës me emigrantë në brigjet greke

Evropë

Disa të zhdukur dhe të paktën 1 viktimë pas mbytjes së varkës me emigrantë në brigjet greke

Më: 28 prill 2024 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Një varkë me emigrantë është mbytur në brigjet e ujërave greke, në Samos, ku janë zhdukur 4 persona.

Sipas Protothema, mësohet se Autoriteti Portual është duke u zhvilluar në zonën detare të Karlovasit, Samos, kërkimet për gjetjen e katër personave të zhdukur, ndërsa raportohet se një është gjetur i pajetë dhe janë shpëtuar 25 të tjerë.

Sipas informacioneve të para, skafi ishte nisur nga bregu turk, ndërsa emigrantët që u shpëtuan u transportuan shëndoshë e mirë në Vathi në Samos.

Që në momentin e parë që varka u raportua se po mbytjej, ka pasur persona që kanë notuar për në tokë, njëri prej tyre ishte edhe personi që u nxor pa jetë.

Personat e shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë transferuar në portin Vatheos.

Megjithatë, kërkimet për të pagjeturit vijojnë nën koordinimin e EKSED-it me një helikopter të forcave të Frontex-it, një roje shpëtimi dhe një mjet patrullimi të LS-EL.AKT.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat