Reagojnë nënat e Srebrenicës: Kërcënimin e Vuçiqit merrni seriozisht, vendosni trupat e NATO-s në kufi!

Evropë

Reagojnë nënat e Srebrenicës: Kërcënimin e Vuçiqit merrni seriozisht, vendosni trupat e NATO-s në kufi!

Më: 30 prill 2024 Në ora: 10:26
Aleksandar Vuçiq

Shoqata e viktimave dhe dëshmitarëve të gjenocidit dhe shoqata “Lëvizja e nënave nga enklavat e Srebrenicës dhe Zhepës” u dërguan një letër shumë organizatave ndërkombëtare, duke përfshirë NATO-n, EUFOR-in, PIC dhe OHR-në, ku iu referuan veprimeve të Serbisë në lidhje me rezolutën për Srebrenicën.

Në letrën e dërguar nga shoqatat, theksohet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, pretendon se do ta kundërshtojë rezolutën me të gjitha forcat.

“Duke pasur parasysh se presidenti serb pretendon se Serbia do ta kundërshtojë me të gjitha forcat rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë dhe se “ai është krenar” për rezultatet e fushatës kundër pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe rezolutën për Srebrenicën, duke lënë të kuptohet se miratimi i rezolutës për gjenocidin në Srebrenicë do të “hapë kutinë e Pandorës pa precedent”. Pyesim se çfarë do të thotë hapja e “kutisë së Pandorës”, me armët e marra nga Rusia dhe Kina?"

Ata gjithashtu kanë thënë se çdo kërcënim për paqen është shkelje serioze e Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit.

“Vetë njoftimi i presidentit serb për “hapjen” e diçkaje është një thirrje për garantuesit e paqes në Bosnje dhe Hercegovinë për të mbrojtur paqen. Presidenti i Serbisë është një person që ka kërcënuar publikisht: “për një serb do të vrasim njëqind myslimanë” dhe deklaratat e një personi të tillë duhet të merren seriozisht. Ne ftojmë të gjithë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare që t’i marrin më seriozisht kërcënimet e Aleksandar Vuçiqit dhe të vendosin urgjentisht forcat e NATO-s në kufirin e Bosnjë-Hercegovinës dhe Serbisë, përfundon kumtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat