Psikologu nga Banja Lluka: Populli serb është budalla

Evropë

Psikologu nga Banja Lluka: Populli serb është budalla

Më: 30 prill 2024 Në ora: 13:07
Srgjan Puhalo.

Udhëheqësit nga RS në javët e kaluara ngritën shumë pluhur, duke reaguar ndaj votimit në OKB për Rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë, të cilët besojnë se rezoluta do t’i bënte serbët një “popull gjenocidal”.

Çështja është se nuk thuhet askund në atë dokument dhe se etiketimi ka ardhur nga vetë ata.

Me këtë rast foli psikologu nga Banja Lluka, Srgjan Puhalo.

“Populli serb nuk është gjenocidal, sepse asnjë komb nuk është gjenocidal, por populli serb është budalla dhe i paarsimuar, sepse i lejon politikanët e tij që ta manipulojnë atë dhe natyrën gjenocidale të popullit” – ka thënë Puhalo në rrjetet sociale.

Votimi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së mbi Rezolutën për Srebrenicën ishte planifikuar për 2 maj, por u shty. Ajo që është e sigurt, është se kjo asamble do të zhvillohet në maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat