​Letonia njofton për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Evropë

​Letonia njofton për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:53
Ukrainë

Qeveria Letoneze ka miratuar një grup të ri ndihme ushtarake për Ukrainën, e cila do të përfshijë, ndër të tjera, sisteme kundërajrore me rreze të shkurtër dhe drone vëzhgimi.

Këtë e ka bërë të ditur kryeministrja e Letonisë Evika Siliņa në platformën e mediave sociale X, transmeton Ukrinform.

"Qeveria sapo ka miratuar transferimin e sistemeve anti-ajrore NBS, sistemeve taktike të mbikqyrjes pa pilot dhe aseteve të tjera thelbësore materiale dhe teknike për Forcat e Armatosura të Ukrainës. Kjo do të ndihmojë në përmirësimin e aftësive të mbrojtjes ajrore dhe të inteligjencës të Ukrainës", shkroi Siliņa.

Ajo kujtoi gjithashtu se Letonia siguron çdo vit 0.25% të PBB-së së saj për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën si në mënyrë dypalëshe ashtu edhe së bashku me aleatët e saj.

Siç raportoi Ukrinform, javën e kaluar, ministri letonez i Mbrojtjes Andris Spruds njoftoi gatishmërinë e vendit për të transferuar sistemet e mbrojtjes ajrore me rreze të shkurtër veprimi në Ukrainë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat