Një tërmet ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën

Evropë

Një tërmet ka goditur Bosnjën dhe Hercegovinën

Më: 1 maj 2024 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Një tërmet e ka goditur zonën e Bosnjë-Hercegovinës rreth orës 05:38 të mëngjesit të sotëm. Sipas të dhënave të EMSC, epiqendra ishte 20 kilometra larg Bihaqit.

Magnituda e tërmetit ishte 4.3 ballë sipas shkallës Rihter, dhe intensiteti në epiqendër u vlerësua në nivelet V-VI të shkallës EMS.

EMSC fillimisht njoftoi se ishte një magnitudë prej 4.9 ballë të shkallës Rihter, e cila më vonë u reduktua në 4.6.

Image
Raporti i termetit

Tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci, Hungari, Slloveni dhe Austri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat