Dy të sanksionuar u propozuan për funksione të larta qeveritare, DASH i zhgënjyer me Serbinë

Evropë

Dy të sanksionuar u propozuan për funksione të larta qeveritare, DASH i zhgënjyer me Serbinë

Nga: F. B. Më: 1 maj 2024 Në ora: 09:36
Foto ilustrim

“Jemi të zhgënjyer kur shohim që dy individë të sanksionuar propozohen për funksione në qeverinë e re,” ka deklaruar zëdhënësi i Departamentit të Shtetit në deklaratën për “Zërin e Amerikës” (VoA).

Në prezantimin e djeshëm të mandatarit të qeverisë së re Vuçeviç, dy prej ministrave të ardhshëm janë të sanksionuarit nga SHBA – Vulin dhe Popoviç; i pari propozohet nënkryetar qeverie, ndërsa i dyti ministër pa portofol.

"Qëndrimi ynë ndaj Vulin në DSH dihet, ai mbetet nën sanksionet amerikane,” kanë thënë në DASH, por SHBA-të nuk kanë rol në vendimet kadrovike të qeverisë serbe, shkruan VoA, transmetojnë “Nova” dhe “Bota Sot”.

Ndër emrat e propozuar për qeveri, Vulin mbetet më kontrovers në skenën politike, pasi konsiderohet njeri me lidhje të afërme me rusët dhe i cili nga korriku i vitit të kaluar është nën sanksione amerikane për korrupsion, tregti armatimi, dhe drogë, si dhe për dëmtimin e sigurisë në rajon.

Në korrikun e kaluar, Brian Nelson, nënsekretar për terrorizëm dhe informacione financiare, ka theksuar se administrata amerikane nuk heziton të vendosë sanksione ndaj atyre që keqpërdorin funksionet dhe përfitojnë personalisht, duke rrezikuar demokracinë në Ballkan.

Sipas komunikatës, “Vulin ka pasur lidhje me tregtarin e armëve Slobodan Teshiç, duke i ndihmuar të lëvizë jashtë Serbisë në tregti ilegale me armatim, duke nxitur korrupsion, përzierje në rrjetin e tregtisë me drogë, shfrytëzim të pozitës për mbështetje dhe lehtësim të Rusisë, si dhe për dëmtimin e sigurisë në Ballkan”.

DASH gjithashtu përmend se institucionet që Vulin ka drejtuar nuk janë shenjë e sanksioneve.

Po ashtu, Departamenti i Shtetit amerikan në nëntor 2023 vendosi sanksione ndaj Nenad Popoviç, ish-ministrit dhe kompanisë që ai drejton.

„Popoviç mban lidhje të afërma me Kreminin dhe shfrytëzon rrjetin për skema korrupsioni dhe për pasurim vetjak,” ka thënë në atë kohë zëdhënësi i DSh, Matthew Miller.

Popoviç është ish-nënkryetar i Kuvendit të Serbisë dhe kryetar i grupit parlamentar të miqësisë me Federatën Ruse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat