Vuçiq reagon ndaj kritikave të SHBA-së: Unë një herë në javë pi me Dodikun dhe çka pastaj?

Evropë

Vuçiq reagon ndaj kritikave të SHBA-së: Unë një herë në javë pi me Dodikun dhe çka pastaj?

Më: 1 maj 2024 Në ora: 11:23
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq- Dodik

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot ndaj një mesazhi të Departamentit të Shtetit ku thuhet se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të zhgënjyera nga fakti që Aleksandar Vullin dhe Nenad Popoviq, zyrtarë të cilët janë nën sanksionet e SHBA, janë pjesë e qeverisë së re të Serbisë.

Ai ka thënë se “qeveria e Serbisë zgjidhet nga qytetarët”, e më pas ka shfrytëzuar rastin për të përmendur rastin e Millorad Dodikut, i cili ka qenë me të në shoqëri, duke thënë se rregullisht shihen dhe pinë bashkë, pavarësisht se kryetari i Republikës Serbe është nën sanksionet amerikane.

“Epo, edhe Milorad Dodik është nën sanksionet e SHBA dhe këtu është pranë meje”. Ja, ne po shoqërohemi. Ne pimë një herë në javë, ai ndonjë gotë raki, unë pi ndonjë gotë verë dhe çka pastaj?

Ky nuk është lajm i mirë për ne, shpresoj se do të kemi marrëdhënie të mira me partnerët tanë amerikanë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që ne të kemi marrëdhënie të mira. Nuk më gëzon reagimi i tyre, por qeveria e Serbisë është e zgjedhur nga qytetarët e Serbisë. Çka do të thotë kjo? Kur vendosin sanksione kundër dikujt, ne duhet të përulim kokën me përulësi dhe të themi: Po, faleminderit që na informuat që nuk duhet të jetë në funksion. Epo, kryetari Dodik u zgjodh nga populli dhe unë respektoj vullnetin e popullit, ashtu siç respektoj vullnetin për ata që u zgjodhën këtu”, ka thënë Vuçiq, duke reaguar ndaj një mesazhi të mëhershëm të Departamentit të Shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat