Nis arrestimi i azilkërkuesve në Britaninë e Madhe, reagojnë shoqatat civile

Evropë

Nis arrestimi i azilkërkuesve në Britaninë e Madhe, reagojnë shoqatat civile

Më: 2 maj 2024 Në ora: 16:27
Foto ilustrim

Autoritetet britanike kanë nisur tashmë burgimin e azilkërkuesve në kuadër të planit për dëbimin e tyre në Ruanda, në një kohë kur fluturimet e para drejt vendit afrikan pritet të ndodhin në fillim të korrikut.

“Njësitë tona të forcave të rendit po punojnë me hapa të shpejtë për të ndaluar ata që nuk kanë të drejtë të jenë këtu, në mënyrë që të nisim fluturimet e para”, deklaroi sekretari britanik i Punëve të Brendshme, James Cleverly.

Lajmi për formimin e grupit të parë vjen një javë pasi ligjvënësit britanikë miratuan ligjin e kontestuar që e shpallte Ruandën një vend të tretë të sigurt, duke anashkaluar një vendim të mëparshëm të Gjykatës Supreme që e kishte shpallur skemën të paligjshme sa i takon të drejtave të njeriut.

Kryeministri Rishi Sunak, që ka premtuar se do të ndalë fluksin e emigrantëve dhe azilkërkuesve që mbërrijnë me varka të vogla nga Evropa, paralajmëroi javën e kaluar se qeveria do të fillonte arrestimin e personave që do të dëboheshin, me fluturimet që do të nisnin brenda 10 apo 12 javësh.

Duke e quajtur këtë plan “një gur tjetër kilometrik”, Ministria e Brendshme në Mbretërinë e Bashkuar publikoi foto dhe video të emigrantëve që arrestoheshin me pranga në duar në rezidenca të ndryshme.

Duke reaguar, shoqatat civile për të drejtat e njeriut deklaruan njëzëri se qeveria britanike ka humbur humanizmin e saj.

Numri i personave që pritet të dëbohen këtë vit në shtetin afrikan është 5 mijë e 700.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat