Avokati serb, Cedomir Stojkoviç ka komentuar zhvillimet e reja në Serbi.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se janë 6 ministra në qeveri të Serbisë që janë agjentë të Rusisë.
Më tej ai theksoi se 11 ministrat e tjerë të qeverisë janë pro-rusë.
“Marko Gjuriç nuk është i rëndësishëm, është një politikan me influencën zero. Është dikush që i shërben Aleksandër Vuçiç. Ne nuk duhet t’i quajmë shërbyes politikanët sepse politikanët duhet të jenë liderë. E rëndësishme është fakti që ne nuk kemi një emër të vetëm në qeverinë serbe që është pro-evropianë dhe pro-perëndimor. Janë 6 ministra, në qeveri që janë agjentë të Rusisë. Dhe ministrat e tjerë janë pro rusë. Kemi 6 ministra që janë agjentë të Putin dhe 11 të tjerë që janë pro rusë. Kemi zero zëra properëndimorë”-tha ai.