Rusia: Të gatshëm të shqyrtojmë propozime serioze për bisedime të paqes me Ukrainën

Evropë

Rusia: Të gatshëm të shqyrtojmë propozime serioze për bisedime të paqes me Ukrainën

Më: 3 maj 2024 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

"Rusia është e gatshme të shqyrtojë propozime “serioze” për bisedimet e paqes për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë”.

Kështu u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, shkruan Sky News.

Duke folur në një konferencë shtypi, Zakharova deklaroi se bisedimet duhet të bazohen në “realitetet” ekzistuese dhe shqetësimet e sigurisë së Moskës.

Ajo tha se një pjesë e propozimit do të përfshinte premtimin e Ukrainës për të qëndruar ushtarakisht neutrale në të ardhmen. Propozimi i Rusisë për mundësinë e bisedimeve të paqes nuk është asgjë e re.

Pavarësisht se sugjeron se është e hapur për diskutim, ajo gjithmonë duket se fajëson Ukrainën ose Perëndimin për prishjen e negociatave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat