Analisti nga Beogradi: Nuk do të ketë më BE, ja strategjia e re e Vuçiqit dhe Orbanit

Evropë

Analisti nga Beogradi: Nuk do të ketë më BE, ja strategjia e re e Vuçiqit dhe Orbanit

Më: 6 maj 2024 Në ora: 13:11
Analisti serb, Dushan Janjiç

Analisti serb, Dushan Janjiç tha në një intervistë për Euronews Albania se liderë nacionalistë si Aleksandër Vuçiç apo Viktor Orban rrezikojnë të ardhmen e Bashkimit Evropian.

Sipas tij, ndërkombëtarët po presin të shohin si do të veprojë Vuçiç dhe cilat do të jetë strategjia e BE.

“BE është një përbërje komplekse, Vuçiç aktualisht është një politikan nacionalist që kontrollon gjithçka, po nëse persona të tjerë si Orban shtohen, nuk do quhet më BE. Për këtë arsye ndërkombëtarët po presin të shohin Vuçiç si do veprojë ai, cila është strategjia e BE.

Ata e shkatërruan nismën e Open Balkan dhe nuk ka një alternativë tjetër. Mesazhi im për Serbinë dhe Vuçiç është të përpiqet të qetësohet dhe duhet të marrim më shumë pjesë në procesin e BE, të reformojmë institucionet”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat