Xi arrin në Beograd, RTS ndërpren transmetimin e Eurovizionit

Evropë

Xi arrin në Beograd, RTS ndërpren transmetimin e Eurovizionit

Më: 7 maj 2024 Në ora: 23:17
Xi arrin në Beograd

Presidenti kinez Xi Jinping, ka zbarkuar në Beograd, si pjesë e një vizite dyditore në Serbi.

Xi mbërriti në aeroportin “Nikola Tesla” me delegacionin e tij prej 400 personash, ku u prit nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe ministrat e tij.

Avioni i Xi-t u prit nga luftarakë serbë MiG-29, të cilët e ndoqën nga kufiri dhe një radhë me roje të ushtrisë, u rreshtuan për nder të tij. 

Sipas njoftimit të mëparshëm, RTS 1 ndërpreu transmetimin e Eurovizionit dhe e transferoi atë në RTS 2 për të transmetuar ardhjen e Xi në Beograd. 

“Për 35 minuta do të ndërpresim transmetimin e Eurovizionit dhe do të bashkohemi nga aeroporti Nikola Tesla për të pritur Presidentin e Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping”, njoftoi më herët RTS.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat