Turqia shpall kushtet për rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Izraelin

Evropë

Turqia shpall kushtet për rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Izraelin

Më: 10 maj 2024 Në ora: 06:21
Foto ilustrim

Turqia njoftoi kushtet për rivendosjen e marrëdhënieve tregtare me Izraelin.

Sipas ministrit të Tregtisë, Omer Bolat, deklaratat e ministrit të Jashtëm izraelit për rivendosjen e tregtisë mes dy vendeve nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.

“Vendimi ynë për të ndaluar tregtinë me Izraelin është në fuqi derisa të ndalen sulmet në Gaza, të sigurohet një armëpushim i përhershëm dhe të arrihet dorëzimi i pandërprerë i ndihmave humanitare për vëllezërit tanë palestinezë në Gaza”, shkroi ministri në X.

Ndryshe, Turqia ka kritikuar edhe Evropën për politikën në Izrael.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat