Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska ndodhet në Beograd, në vizitën e parë të një zyrtari të lartë ukrainas në Serbi që nga fillimi i pushtimit rus në vitin 2022, gjë që mund të lexohet edhe si një sinjal i largimit të Serbisë nga Moska, aleatit të saj tradicional.
Lajmin për vizitën e bashkëshortes së Volodymyr Zelensky në Serbi e kanë raportuar pothuajse të gjitha mediat kryesore ruse.
Duke gjykuar nga komentet, rusët janë shumë të indinjuar.
“E turpshme” dhe “Kjo është e neveritshme, kjo është sjellje e neveritshme e një “miku” të Rusisë”, janë dy komentet më të njohura.
Në reagimet ndaj tekstit lexuesit shkruajnë se Serbia e ka tradhtuar Rusinë, e sulmojnë edhe presidentin serb Aleksandar Vuçiq. Këto janë disa nga komentet në Ria Novosti.
“A ka dikush frikë nga ne përveç Lukashenkës?” Edhe Kirgistani u kthye kundër nesh. Politika jonë e jashtme është disi e dobët”.
“Lexo Dostojevskin. Për ‘vëllezërit’ që nëse paraqitet rasti do të na godasin pas shpine! Shembull – Bullgaria dhe Mali i Zi”.
“Rusia nuk ka pasur kurrë miq. Kanë ekzistuar vetëm armiq”.
“Cilët janë “miqtë” që ende i kemi?” Papuanët nga Polinezia? Apo Koreja e Veriut?’
“Natyrisht që kishte shpresa se serbët dhe hungarezët nuk do të merrnin pjesë në një “luftë” të re kundër Rusisë, epo mirë… Si të doni”.
“Nuk ka miq, askujt nuk i besohet!”
“Nuk ka më nevojë për të vënë veto ndaj rezolutave anti-serbe në OKB.”
“Vuçiq, a ke ti në të vërtet kurriz?”
“Kjo është një shuplakë në fytyrën e Rusisë”.