Piloti, Peter Schott, dhe pasagjerët e tij, një burrë 60-vjeçar e një grua 65-vjeçare, dolën të gjithë të palënduar nga avioni me dy motorë tip Beechcraft Super King, që u ul në postën e aeroportit të Newcastle në veri të Sydney, tha policia.
Schott tha se kishte ndjekur me përpikmëri udhëzimet e uljes së emergjencës “pa rrota” dhe tha se ishte i lumtur që kishte funksionuar.
Piloti 53 vjeçar tha se fluturonte prej dekadash por nuk ishte ulur asnjëherë me rrotat e bllokuar në ‘barkun’ e mjetit.
“Nuk na eci fare sot, moti i keq, shi dhe më pas një tufë prej 20 pelikanësh në ajër që duhet të shmangnim”, tha ai për rrjetin vcendas Nine News.
Pasagjeri Michael Reynolds vlerësonte performancën e pilotit të tij.
“Pete, piloti bëri një punë të mrekullueshme, ishte 100% i qetë gjatë të gjithë kohës,” tha Reynolds.
Avioni po nisej nga Newcastle për një fluturim 180-kilometra drejt Port Macquarie kur piloti dha alarmin e problemit me rrotat e uljes.
Kështu që avioni u ul në asfalt tre orë më vonë pa probleme serioze, siç shihet në video.