Gjermani: Riparime automjetesh me pjesë të vjetra këmbimi

Evropë

Gjermani: Riparime automjetesh me pjesë të vjetra këmbimi

Më: 14 maj 2024 Në ora: 09:11
Foto ilustrim

Siguracionet e automjeteve në Gjermani vuajnë nga rritja e shpenzimeve. Shoqëria e sigurimeve, "Allianz" po ndjek tani një rrugë më vete më ekologjike edhe më pak e kushtueshme; riparime me pjesë të vjetra këmbimi.

Shoqëritë gjermane të sigurimit të automjeteve prej vitesh vuajnë nga kostot në rritje që në një pjesë të madhe shkaktohen nga çmimet e larta të pjesëve të këmbimit. Për degën e sigurimit të automjeteve ekonomia e shoqërive gjermane të sigurimit pret këtë vit një deficit të ri prej disa miliardash, për shkak se të ardhurat nuk po i mbulojnë dot shpenzimet.

Tani shoqëritë gjermane po marrin masa. Pikërisht shoqëria më e madhe e sigurimeve në Gjermani, "Allianz" po lejon riparimin e automjeteve me pjesë të përdorura këmbimi. Kjo thuhet të jetë më ekologjike dhe me më pak kosto. Për pjesët e përdorura do të merren në konsideratë automjete 3-8 vjet të vjetra. "Allianz", koncern në bursën DAX iu referua pas vendimit edhe Britanisë së Madhe, Holandës dhe Francës, ku prej disa vitesh ekzistojnë rregulla për përdorimin në ofiçina të pjesëve të përdorura të këmbimit për automjetet.

"Riparimi është më ekologjik"

"Të gjithë ekspertët janë të një mendimi: riparimi është më ekologjik se vendosja e pjesëve të reja të këmbimit", thotë Frank Sommerfeld, drejtues i degës së sigurimit për dëmet materiale, Allianz-AG. Rezervat e pjesëve të përdorura do të krijohen nga automjetet e dëmtuara plotësisht, që deri tani shpesh dërgoheshin jashtë për shitje. "Allianz" do të përdorë pjesë të tilla si dyer, kofano, derë bagazhi, pasqyra, dritat. "Pjesë që lidhen me sigurinë si timoni, akset apo rrotat nuk do të përdoren", ka thënë Sommerfeld.

"Mundësi e madhe kursimi"

Si shembull, Sommerfeld ka sjellë riparimet e xhamit të përparmë të automjeteve të një automjeti të tipit Vokswagen ID.3, ku heqja dorë nga një xham i ri kushton 1.200 euro më pak. Sipas qendrës së koncernit Allianz emetimet karbonike në këtë rast do të ishin 100% më pak, për shkak se gjatë prodhimit të pjesëve të këmbimit të automjeteve emetohen gazra ndotës, që nuk janë më faktor në rast të përdorimit të pjesëve të përdorura./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat