OKB-ja ka lëshuar një deklaratë mbi situatën e vazhdueshme në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës.
Në këtë deklaratë shprehet shqëtësimi për siç thuhet aty, gjendjen e rëndë të civilëve, shkruan Sky News.
“Thellësisht të shqetësuar për gjendjen e rëndë të civilëve në Ukrainë, veçanërisht në rajonin e Kharkivit”, thuhet në deklaratë.
Tutje, bëhet e ditur se të paktën tetë civilë janë vrarë dhe 35 janë plagosur në rajonin e Kharkiv që nga e premtja e kaluar.
“Në rajonin e Kharkiv, situata është e tmerrshme, pasi luftimet po intensifikohen”, tha tutje zyra e OKB-së.