Shpërndau sekrete ushtarake të Australisë, autori dënohet me rreth 6 vjet burg

Evropë

Shpërndau sekrete ushtarake të Australisë, autori dënohet me rreth 6 vjet burg

Më: 14 maj 2024 Në ora: 13:54
David McBrid

Personi që ndihmoi në ngritjen e pretendimeve për krime lufte të kryera nga Australia në Afganistan është dënuar me pesë vjet e tetë muaj burgim, raporton “BBC”.  David McBride u vetëdeklarua fajtor për vjedhje dhe shpërndarje të sekreteve ushtarake, në prag të gjykimit të tij vitin e kaluar.  Një ish-jurist ushtarak, McBride, tha se ndiente obligim moral për të folur publikisht.

Një hetim më pas zbuloi se forcat australiane në mënyrë të paligjshme kishin vrarë 39 afganë gjatë luftës.

Rasti i McBridet kishte bërë bujë në Australi, duke vënë në qendër të vëmendjes atë që disa thonë mbrojtje e dobët e sinjalizuesve dhe po ashtu përparimin e ngadaltë të ndjekjes penale të ushtarëve që dyshohet se vranë duke u fshehur prapa flamurit të Australisë.

McBride 60-vjeçar ka pranuar se i ka dhënë disa dokumente Korporatës Australiane të Transmetimit (ABC), duke thënë se ishte i shqetësuar me qasjen e komandantëve lidhur me çështjen.

Por, në vend të kësaj, informacioni që ai dha mbështeti një seri raportimesh të vitit 2017 të quajtura “Dosjet Afgane”, të cilat dhanë një pasqyrë të paprecedentë mbi operacionet e forcave speciale elitare të Australisë në Afganistan dhe përmbanin pretendime për krime lufte.

Prokurorët argumentojnë se McBride ishte i motivuar nga “shfajësimi personal” dhe mënyra se si mblodhi, ruajti dhe më pas i zbuloi dokumentet, rrezikoi sigurinë kombëtare të Australisë dhe politikën e jashtme të saj.

Por avokatët e McBridet kërkuan dënim më të butë, duke thënë se ai e ndau informacionin me qëllime “të ndershme” dhe pasi ndjeu se kishte obligim personal.

Gjatë dhënies së dënimit të martën, gjyqtari David Mossop, tha se ndarja e sekreteve ushtarake është shkelje e rëndë e besimit, për të cilin McBride “s’ka treguar asnjë pendim”.  McBride do të jetë në dispozicion për lirim me kusht pas 27 muajve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat