Autoritetet holandeze gjobiten sot Epic Games, prodhuesin e video-lojës online Fortnite, me 1.1 milionë euro, duke pretenduar se fëmijët po shfrytëzohen dhe po ushtrohet presion për ta blerë.
Autoriteti Holandez i Konsumatorëve dhe Tregjeve (ACM) vendosi dy gjoba të veçanta për Epic Games në vlerë prej 1.1 milionë euro pasi zbuloi se të miturit ndiheshin nën presion në shumë mënyra për të blerë lojën.
ACM lëshoi gjobën e parë për shprehjet e përdorura nga loja si “Merre tani” ose “Bli tani”. Reklamat që inkurajojnë drejtpërdrejt fëmijët të bëjnë blerje janë “praktikë tregtare e paligjshme dhe agresive në çdo rast”, sipas tyre.
Gjoba e dytë ishte për reklamat me një kohë të caktuar që u bëjnë presion fëmijëve të besojnë se artikulli do të zhduket nëse nuk ndjekin rregullat.
Për Holandën, kompania do të ofrojë vetëm blerjet e Fortnite Item Shop që janë të disponueshme për 48 orë ose më shumë.