Sulmi me armë në furgonin që transportonte të burgosur, rritet numri i policëve të vrarë në Francë

Evropë

Sulmi me armë në furgonin që transportonte të burgosur, rritet numri i policëve të vrarë në Francë

Më: 14 maj 2024 Në ora: 14:28
Foto ilustrim

Ka shkuar në 3 numri i oficerëve francezë që u vranë në një pritë. Oficerët ishin duke transferuar të burgosur, kur furgoni u sulmua nga disa persona ende të pa identifikuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në  Rouen në Normandi. Raportet në mediat franceze raportojnë se të paktën një i burgosur që po transportohej në furgon është arratisur së bashku me sulmuesit.

Sipas mediave, Amra u dënua me 18 muaj burg të martën e kaluar nga gjykata për vjedhje, veçanërisht nga supermarkete dhe biznese në periferi të Évreux midis gushtit dhe tetorit 2019.

I dyshuari akuzohet për tentativë vrasje në Saint-Étienne du-Rouvray. Ai gjithashtu thuhet se është paditur në Marsejë për vrasje me dashje të kryer më 17 qershor 2022, në Aubagne ndaj një banori të Dreux, në një rast trafiku droge.

Sipas një burimi tjetër policor të kontaktuar nga AFP, sulmi është kryer nga një grup prej disa kriminelësh, të cilët kanë përdorur dy automjete.

Një nga ato automjete u gjet i djegur menjëherë pas sulmit. Të njëjtat burime theksuan se edhe kriminelët janë arratisur, ndërsa njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat