BE-ja duhet të miratojë zyrtarisht një plan javën e ardhshme për të përdorur fitimet nga asetet e ngrira ruse për blerjen e armëve për Ukrainën, sipas ministrit të financave të Belgjikës.
Që nga pushtimi i plotë i Ukrainës dy vjet më parë, asetet shtetërore ruse në BE që vlerësohet të jenë në vlerë prej gati 211 miliardë euro janë ngrirë. Sipas propozimit, 3 miliardë euro interes çdo vit për këto asete mund të përdoren për të blerë armë për Ukrainën.
Kremlini ka thënë më parë se një plan i tillë ishte një lëvizje drejt “shkatërrimit të themeleve ligjore të së drejtës europiane dhe ligjit ndërkombëtar”.
Mendohet se pagesa e parë mund të bëhet në muajt e ardhshëm.