Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan thotë se Izraeli po bëhet gjithnjë e më shumë i tjetërsuar dhe i izoluar nga komuniteti ndërkombëtar.
Duke folur në një konferencë për shtyp në Ankara, kryediplomati turk shtoi se veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës janë “një akt gjenocidi”, shkruan Al Jazeera.
“E drejta ndërkombëtare dhe të drejtat e njeriut po shkelen nga Izraeli dhe përpjekjet diplomatike kanë dështuar edhe një herë për shkak të pushtimit të Rafahut”, tha ai.
Këtë muaj, Fidan njoftoi se Turqia do të kërkojë t’i bashkohet çështjes së gjenocidit të Afrikës së Jugut kundër Izraelit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.