Vrasja e rojeve të burgut në Francë, Attal: Republika franceze është sulmuar

Evropë

Vrasja e rojeve të burgut në Francë, Attal: Republika franceze është sulmuar

Më: 14 maj 2024 Në ora: 16:45
Gabriel Attal

Të paktën dy roje burgu u qëlluan për vdekje dhe tre të tjerë u plagosën rëndë të martën pasi burra të armatosur rëndë i zunë pritë një furgoni të burgut për të liruar një të burgosur, tha policia franceze.

Pas kësaj, kryeministri i Francës, Gabriel Attal tha se “Republika franceze është sulmuar”.

“Sistemi ynë i drejtësisë është sulmuar. Në emër të qeverisë, në emër të të gjithë neve, do të doja të bëja homazhe për [viktimat]|”, deklaroi Attal.

Ai kështu u shpreh para deputetëve pas një minutë heshtjeje në parlament, raporton Sky News.

“Dhimbja jonë është e një vendi të tërë, një vendi i tërë i tronditur nga ky sulm i dhunës së paprecedentë, nga brutaliteti dhe frika e autorëve”, tha gjithashtu kreu i qeverisë franceze.

Attal, duke e përshkruar krimin si “të neveritshëm”, tha se “do të bëhet çdo përpjekje” për të gjetur autorët.

“Nuk kursejmë asnjë përpjekje, asnjë mjet. Ne do t’i gjuajmë, do t’i gjejmë dhe unë ju them, ata do të paguajnë”.

“Ne ia kemi borxh viktimave. Ne ua kemi borxh familjeve dhe të dashurve të tyre. Ia kemi borxh të gjithë anëtarëve të shërbimit të burgjeve. Ne ia kemi borxh gjithë popullit të Francës”, tha ai duke duartrokitur unanimisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat