Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba përshëndeti lidhjet me Serbinë, ndërsa njoftoi se së shpejti amabasada serbe në Ukrainë do të rifillojë punën e saj.
Ai ishte në një udhëtim në Beograd, i shoqëruar nga Olena Zelenska, bashkëshortja e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Në mars 2022, ambasada serbe e Kievit u mbyll, pasi Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar akuzuan bizneset serbe se kanë ndihmuar Rusinë në anashkalimin e sanksioneve.
Pas takimit të së hënës mes ministrit ukrainas dhe presidentit serb Aleksander Vuçiq, ambasada pritet të rihapet.
“Ne i jemi mirënjohës presidentit serb që ra dakord të mbajë një forum biznesi ukrainas-serb në të ardhmen e afërt, si dhe të rifillojë punën e ambasadës serbe në Ukrainë për herë të parë që nga marsi 2022”, tha Kuleba në një postim në X.
Kuleba tha gjithashtu se ai dhe Vuçiq diskutuan një sërë çështjesh dypalëshe të ndërtuara mbi “dialogun produktiv” që Vuçiq ka pasur më parë me Zelenskyn, raporton CNN.
Në një deklaratë gjatë vizitës së saj në vend për të marrë pjesë në një konferencë për shëndetin mendor, Zonja e Parë Olena Zelenska shprehu mirënjohjen ndaj Serbisë për kontributin e saj.
“Nevojat e ukrainasve për kujdes mjekësor urgjent janë rritur ndjeshëm, pasi terrori rus kundër vendbanimeve ukrainase jo vetëm që vazhdon, por gjithashtu tregon një tendencë alarmante për t’u intensifikuar”, tha Zelenska.
“I jam mirënjohës Serbisë për të kuptuar se njerëzit kanë më shumë rëndësi”, shtoi Zelenska, e cila vizitoi vendin për të marrë pjesë në një konferencë për shëndetin mendor.