Publikohet momenti i sulmit ndaj autokolonës së burgut, vriten dy zyrtarë dhe arratiset një i burgosur

Evropë

Publikohet momenti i sulmit ndaj autokolonës së burgut, vriten dy zyrtarë dhe arratiset një i burgosur

Më: 15 maj 2024 Në ora: 09:10
Pamje nga vendi i ngjarjes

Presidenti francez Emmanuel Macron u zotua se do të bëhej gjithçka për të gjetur ata që qëndronin pas sulmit, me të burgosurin gjithashtu ende të lirë, si dhe ata që e ndihmuan të arratisej.

Dy oficerë burgu u vranë në sulm dhe tre të tjerë u plagosën, tha prokurorja e Parisit, Laure Beccuau.

Një tjetër po luftonte për jetën në spital dhe dy të tjerë po merrnin kujdes kritik, ka bërë të ditur ajo.

Këto janë lajmet më të fundit rreth incidentit që ndodhi të martën në një rrugë në Incarville në rajonin Eure të Francës veriore.

Bëhet fjalë për një ngjarje pasi i burgosuri po transportohej pasi u mor në pyetje nga një gjykatës në qendrën rajonale të Rouen në Normandi, në burgun e tij në qytetin Evreux.

Dhe prokurori tha se furgoni i burgut u përplas nga një automjet i vjedhur teksa kalonte nëpër vendkalimin me pagesë.

Por automjeti i burgut u pasua edhe nga një veturë tjetër nga e cila dolën persona të armatosur të cilët qëlluan në të dy automjetet në autokolonën e burgut.

“Po bëhet gjithçka për të gjetur autorët e këtij krimi”, shkroi Macron në X. “Ne do të jemi të pakompromis”, shtoi ai, duke e përshkruar sulmin si një “tronditje”.

Ndërkohë në mediat sociale kanë qarkulluar pamje që thuhet se tregojnë se si automjeti përplaset kokë më kokë me furgonin e burgut dhe të shtënat që ndodhën më pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat