Një zjarr herët në një marinë në Kroacinë veriperëndimore të mërkurën herët shkatërroi 22 varka dhe shkaktoi dëme të mëdha.
Kështu raportojnë mediat e huaja, sipas të cilave, për fat të mirë nuk kishte ndonjë të lënduar.
Një hetim ishte duke u zhvilluar për të përcaktuar se çfarë e shkaktoi zjarrin në marinën në Medulin, një qytet i vogël që është i popullarizuar nga turistët në pjesën veriore të detit Adriatik.
Mediat lokale thanë se disa pronarë u hodhën në det për të shpëtuar ndërsa zjarrfikësit nxituan të ndajnë varkat ende të paprekura nga zjarri.
Ndërkohë bëhet e ditur se zjarri është vënë nën kontroll dhe autoritetet thanë se vendosën barriera në det për të ndaluar çdo dëmtim mjedisor.
Kroacia është një destinacion kryesor turistik evropian dhe një vend i preferuar për lundrim.