Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook – ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Evropë

Ekipi i Robert Ficos lajmërohet në Facebook – ata japin informacione të reja për kryeministrin sllovak

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:32
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryeministri sllovak, Robert Fico është qëlluar disa herë me armë zjarri gjatë një takimi me qytetarët në qytetin e Handlovas.

Zyrtarët dhe administratorët e mediave sociale të politikanit sllovak kanë publikuar një mesazh rreth gjendjes së tij.

“R. Fico iu bë atentat sot. Ai është qëlluar shumë herë dhe aktualisht ndodhet në rrezik për jetën”, shkruan në llogarinë personale të Ficos.

Në këtë moment ai po transportohet me helikopter në Banska Bystrica, sepse do të duhej shumë kohë për të arritur në Bratislavë për shkak të domosdoshmërisë së një procedure akute.

“Orët e ardhshme do të vendosin”, përfundon njoftimi në Facebook.

Ndryshe, Handlova ndodhet rreth 150 kilometra në verilindje të kryeqytetit sllovak Bratislavë.

Robert Fico u qëllua me armë zjarri para Shtëpisë së Kulturës, ku kishte ardhur për të takuar mbështetësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat