​Stoltenberg i tronditur nga atentati ndaj Fico

Evropë

​Stoltenberg i tronditur nga atentati ndaj Fico

Më: 15 maj 2024 Në ora: 17:37
Foto nga vendi i ngjarjes

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg shprehu shqetësimin për atentatin e sotëm ndaj kryeministrit populist pro-rus Robert Fico.

"Unë jam i shokuar dhe i tmerruar nga të shtënat me armë ndaj kryeministrit Robert Fico.

I uroj shumë forcë për një shërim të shpejtë. Mendimet e mia janë me Robert Fico, të dashurit e tij dhe qytetarët e Sllovakisë”, tha Stoltenberg në X.

Fico u qëllua sot pas një takimi të qeverisë sllovake në Handlova. Në vendngjarje janë shkrepur disa të shtëna dhe sulmuesi është ndaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat