Plagosja me armë e kryeministrit sllovak, reagon presidentja e Sllovakisë: Sulm ndaj demokracisë!

Evropë

Plagosja me armë e kryeministrit sllovak, reagon presidentja e Sllovakisë: Sulm ndaj demokracisë!

Më: 15 maj 2024 Në ora: 18:48
Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova

Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova ka reaguar për sulmin që tronditi vendin ditën e sotme ku pas të shtënave me armë mbeti i plagosur kryeministri Robert Fico.

Duke bërë me dije se autori 71 vjeçar, një shkrimtar i njohur në Sllovaki është arrestuar, Caputova e cilësoi ngjarjen si një “sulm ndaj demokracisë” dhe theksoi më tej se nuk duhet të ketë ndalje në përfundime pa pasur një pasqyrim të plotë të rezultateve të hetimeve.

“Jam e tronditur, ne të gjithë jemi të tronditur nga ky sulm i tmerrshëm nda kryeministrit Robert Fico. Diçka e tmerrshme ka ndodhur të cilën ne ende nuk po e kuptojmë sesi ishte e mundur.

Fillimisht është sulm ndaj një personi dhe më pas edhe sulm ndaj demokracisë së vendit”- u shpreh Caputova në një deklaratë para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat