Atentati ndaj Robert Ficos, zyrtari sllovak: Nuk është një incident i izoluar, disa politikanë kanë marrë kërcënime

Evropë

Atentati ndaj Robert Ficos, zyrtari sllovak: Nuk është një incident i izoluar, disa politikanë kanë marrë kërcënime

Më: 15 maj 2024 Në ora: 19:41
Milan Nic

Milan Nic, një ish-këshilltar i zëvendësministrit të Jashtëm të Sllovakisë, thotë se klima politike në Sllovaki është polarizuar prej disa vitesh, duke shtuar se një gjë e tillë për fat të keq do të vinte.

“Më vjen keq të them se kjo po vinte. Ky nuk është një incident i izoluar për fat të keq”, tha ai për BBC. Ai shprehet se ndërsa vendi u trondit nga një sulm i tillë, “në të njëjtën kohë, kishte edhe politikanë të tjerë që merrnin kërcënime, përfshirë presidenten aktuale (Zuzana) Caputova.

“Tani, klasa politike duhet ta marrë shumë seriozisht.”, shtoi ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi përpara një qendre të komunitetit kulturor në qytetin Handlova, ku kryeministri sllovak përfundoi mbledhjen me kabinetin dhe po takohej me mbështetësit. Autori është vënë menjëherë në pranga nga autoritetet.

Sipas raportimeve janë dëgjuar të paktën 4 të shtëna. Udhëheqësi sllovak u dërgua në spital ku u nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikalë.

Në një përditësim në faqen zyrtare të kryeministrit të Sllovakisë, Robert Fico në Facebook thuhet se ai është në gjendje të rëndë shëndetësore. Sipas deklaratës, kryeministri është qëlluar disa herë. Raportimet në media thonë se ai është qëlluar në stomak.

Seanca parlamentare në Sllovaki është ndërprerë pas kësaj ngjarje dhe kanë reaguar shumë politikanë, mes tyre edhe presidentja e vendit, Zuzana Çaputova.

“Jam e tronditur dhe e dënoj fuqishëm sulmin e pamenduar ndaj kryeministrit. I uroj Roberto Ficos shumë forcë në këtë moment kritik për t’u rikuperuar nga sulmi”, deklaroi presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat