Një gërshetim i tradicionales me modernen. Zbulohet portreti i parë zyrtar i Mbretit Charles Ill që nga kurorëzimi i tij

Evropë

Një gërshetim i tradicionales me modernen. Zbulohet portreti i parë zyrtar i Mbretit Charles Ill që nga kurorëzimi i tij

Më: 15 maj 2024 Në ora: 20:39
Mbreti Charles

Portreti i parë zyrtar i Mbretit Charles Ill që nga kurorëzimi i tij është zbuluar në Pallatin ‘Buckingham’.

Veshur me uniformën e një admirali të flotës Britanike, me medalje dhe me dorën te shpata, por me kokën e zbuluar dhe një flutur që i qëndron pezull mbi sup, shfaqet mbreti Charles III në portretin e ri zyrtar, të pikturuar me bojëra vaji.

Vepra në ngjyrë të kuqe e të gjallë, me përmasa 2.5 metra me 1.9 metra, u krijua nga Jonathan Yeo, i cili ka pikturuar Tony Blair, Sir David Attenborough dhe Malala Yousafzai.

Image
Mbreti Charles

Ai vendosi të përdorte disa nga traditat e portretit mbretëror: veshjen ushtarake, shpatën, por synoi të arrinte diçka më moderne, veçanërisht me ngjyrat dhe fluturën.

Mbreti pozoi 4 herë për Yeo, nga qershori 2021 deri në nëntor 2023 ndërsa piktori përdori gjithashtu edhe fotografitë e monarkut që të vazhdonte me portretin.

Ishte një privilegj dhe një kënaqësi të pikturoja portretin e madhërisë, i pari i zbuluar që prej kurorëzimit të tij. Kur fillova këtë projekt, mbreti ishte ende Princi i Uellsit dhe njësoj si flutura që kam pikturuar duke qëndruar pezull mbi supin e tij, ka ndryshuar edhe portreti ndërsa roli i tij në jetën tonë shoqërore është transformuar. Bëj çmos për të kapur përvojat e jetës të gdhendura në fytyrën e çdo personi. Në këtë rast, synimi im ishte t'i referohesha edhe traditave të portreteve mbretërore, por në një mënyrë që pasqyron një monarki të shekullit të 21-të dhe, mbi të gjitha, të përcillja humanizmin e thellë të subjektit. Jam pafundësisht mirënjohës për mundësinë për të pikturuar një person kaq të jashtëzakonshëm dhe unik, veçanërisht në momentin historik të kurorëzimit Mbret.

Përveç ceremonisë së portretit, mbreti Charles mori pjesë edhe në ceremoninë e parë të nderimeve pas 5 muajsh nga diagnostikimi me kancer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat