Kush mund të merr detyrat e kryeministrit të Sllovakisë?

Evropë

Kush mund të merr detyrat e kryeministrit të Sllovakisë?

Më: 15 maj 2024 Në ora: 21:03
Robert Fico

Kryeministri sllovak, Robert Fico është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetë pas atentatit të sotëm ndaj tij.

Me kryeministrin në spital, tashmë ka lindur pyetja se kush do të marrë detyrën e tij?

Daniel Hoka, gazetar lokal i gazetës sllovake SME, thotë për skynews se ka “procese kushtetuese” kur kryeministri nuk është në gjendje të bëjë punën e tij.

“Kryeministri ka një zëvendëskryeministër. Mund të vihen disa ministra në krye kur mungon kryeministri”, thotë ai.

“Ne kemi presidentin dhe kemi kryetarin e parlamentit. Këta janë politikanët më të rëndësishëm në vend”, shtoi analisti, raporton skynews.

Ka të ngjarë që këto procese kushtetuese do të duhet të ndiqen pasi politikani 59-vjeçar është në gjendjet të rëndë shëndetësore.

Ndryshe, Fico u plagos me armë zjarri para Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova teksa po takonte qytetarët pas mbledhjes së qeverisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat