Zëvendëskryeministri sllovak beson se kryeministri Robert Fico “do të mbijetojë” dhe se ai nuk është më në një situatë kërcënuese për jetën.
Tomas Taraba kritikoi edhe partitë opozitare, duke i akuzuar ato për përdorimin e “narrativave të rreme” dhe se e përshkruan Ficon si “pothuajse një përbindësh”, komente për të cilat ai tha se nuk i përkasin një demokracie.
“Unë isha shumë i tronditur … për fat të mirë me sa di që operacioni shkoi mirë – dhe mendoj se në fund ai do të mbijetojë … ai nuk është në një situatë kërcënuese për jetën në këtë moment”, tha ai.
Më tej ai tha se të shtënat janë kryer “nga shumë afër” nga një i moshuar, raporton bbc.
“Ai u plagos rëndë – një plumb shkoi në stomak dhe i dyti goditi kyçin – menjëherë u transportua në spital dhe më pas në operacion”, shtoi ai.
Ndryshe, Fico u plagos pas një takimi me qytetarët në qytetin e Handlovas, ku kishte mbajtur një mbledhje qeveritare.