Zjarri përfshin pazarin historik egjiptian në qendër të Stambollit

Evropë

Zjarri përfshin pazarin historik egjiptian në qendër të Stambollit

Më: 16 maj 2024 Në ora: 07:05
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri ka përfshirë pazarin historik egjiptian në qendër të Stambollit, njoftuan mediave turke.

Pazari është veçanërisht i popullarizuar në mesin e turistëve.

“Zjarri filloi në pazarin historik egjiptian në zonën Eminonu, zjarrfikësit kanë filluar ta shuajnë atë,” vuri në dukje shërbimi lokal i zjarrfikësve.

Tregu i dytë më i madh në Stamboll u ndërtua në shekullin e 17-të.  Gjatë vitit të kaluar, disa nga arkadat tregtare të tregut janë rindërtuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat