Vuçiq: Nuk do t’i bashkohemi BE-së para Ukrainës, dhe jo për të paktën gjashtë vjet

Evropë

Vuçiq: Nuk do t’i bashkohemi BE-së para Ukrainës, dhe jo për të paktën gjashtë vjet

Më: 16 maj 2024 Në ora: 11:58
Aleksandar Vuçiq

E di që askush nga ne nuk do të jetë pjesë e BE-së përpara Ukrainës. Kur dhe nëse do të hyjmë së bashku me Ukrainën është një problem tjetër. Ndoshta do të presim edhe gjashtë vjet të tjera.

Kështu tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq në Kotorr në samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së ku po diskutohet plani I rritjes për Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se janë shumë entuziastë për këtë plan.

“Nuk e kam zakon t’i drejtohem askujt në Bruksel, por duhet të them se kjo qasje e ndryshuar është një mundësi e mirë për ne në Ballkanin Perëndimor”.

Në këtë samit që po mbahet në Kotorr të Malit të Zi po merr pjesë edhe kryeministri i kosovës, Albin Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat