Rusia dëbon atasheun britanik të mbrojtjes: Masat hakmarrëse nuk përfundojnë këtu

Evropë

Rusia dëbon atasheun britanik të mbrojtjes: Masat hakmarrëse nuk përfundojnë këtu

Më: 16 maj 2024 Në ora: 17:51
Foto ilustrim

Rusia ka dëbuar atasheun britanik të Mbrojtjes, Adrian Coghill, në shenjë hakmarrjeje për njoftimin e Mbretërisë së Bashkuar se po dëbonte homologun e tij rus javën e kaluar.

Coghill thuhet se u thirr në ambasadën ruse, ku iu komunikua dëbimi i tij. Ministria e Jashtme ruse i quajti veprimet e Britanisë “jomiqësore” dhe “anti-ruse” dhe tha se masat hakmarrëse nuk do të përfundojnë këtu.

“Iniciatorët e përshkallëzimit do të informohen për hapat e mëtejshëm hakmarrës”, tha ministria.

Më 8 maj, Britania njoftoi se do të dëbonte atasheun rus të mbrojtjes, do të hiqte statusin diplomatik nga disa prona dhe do të kufizonte kohëzgjatjen e vizave diplomatike ruse në përgjigje të asaj që Sekretari i Brendshëm James Cleverly e quajti “aktivitetin keqdashës” të Moskës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat