Presidenti rus Vladimir Putin ka kaluar në Ekspozitën Rusi-Kinë ku ka mbajtur fjalimin e hapjes.
Ai aty tha se lidhjet energjetike midis dy vendeve do të vazhdojnë të rriten dhe se vendi i tij është gati të furnizojë Kinën me energji të pastër, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.
Moska shpreson për përparim drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje për projektin e tubacionit “Fuqia e Siberisë 2”, i cili do të furnizonte Kinën me gaz natyror rus, shkruan BBC.
Putin po qëndron në Kinë, ku u prit nga homologu i tij kinez Xi Jinping.