Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Kreshnik Osmani ishte këtë të premte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se pas vendimeve të mara nga presidenti i Rusisë Vladimir Putin, në lidhje me ekonominë e vendit, fshihet truri detajist i Elvira Nabiullina.
Nabiullina është guvernatora e bankës qendrore në Rusi dhe sipas ekspertit ajo është vërtetë një mendje shume e frikshme e ekonomisë.
“Mos të harrojmë se është një zonjë, një mendje shumë e frikshme e ekonomisë Ruse, për të cilën flitet shumë pak në media, ajo që është arkitetka financiare e luftës së Putinit.
Elvira Nabulina është guvernatore e bankës qendrore në Rusi, ajo është truri femër që përgatit imtësitë dhe detajet ekonomike. Shtrydhja që po i bën Pekini Moskës, nuk është e paditur për Moskën, por ata bashkërisht po shkojnë në programet e tjera bërthamore, me satelitët dhe me shumë dimensione”,-tha eksperti.