Ambasadori i Rusisë: Britania e Madhe “pjesëmarrëse de fakto” në luftën në Ukrainë

Evropë

Ambasadori i Rusisë: Britania e Madhe “pjesëmarrëse de fakto” në luftën në Ukrainë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 15:00
Foto ilustrim

Ambasadori i Rusisë në Mbretërinë e Bashkuar ka thënë se Britania e Madhe është de facto pjesëmarrëse në luftën e Ukrainës.

Sipas mediave të huaja, komentet Andrei Kelin i bëri për kanalin televiziv shtetëror rus Rossiya-24 , ku tha se Mbretëria e Bashkuar konsiderohet si pjesë e luftës sepse furnizon Kievin me armë dhe ndan inteligjencën në kohë reale me Ukrainën.

Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev ka bërë një pohim të ngjashëm pak kohë më parë, për pozicionin e Britanisë në luftën në Ukrainë.

Kujtojmë se me mijëra persona, civilë dhe ushtarakë, kanë humbur jetën në luftën në Ukrainë që prej shkurtit të vitit 2022, kur Rusia nisi një agresion të pajustifikuar ndaj fqinjit të saj perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat