Zelensky: Ukraina bëri gjithçka për të hapur negociatat me BE-në

Evropë

Zelensky: Ukraina bëri gjithçka për të hapur negociatat me BE-në

Më: 17 maj 2024 Në ora: 16:21
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Ukraina ka bërë gjithçka për të hapur negociatat me Bashkimin Europian në qershor.

“Vetëm politika mbeti. Instrumentalisht dhe operacionalisht, ne bëmë gjithçka për të hapur negociatat midis Ukrainës dhe BE-së në qershor. 

Unë mendoj se do të kemi sukses. Edhe partnerët e vështirë kanë ndryshuar qasje sot. Ne kemi punuar në mënyrë aktive me ta,” tha Zelensky.

Zelensky vuri në dukje se ai dhe i gjithë ekipi i tij po përgatiten për Samitin Global të Paqes, i cili do të mbahet më 15-16 qershor në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat