Sulmi ajror rus në Kharkiv, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Evropë

Sulmi ajror rus në Kharkiv, dy të vdekur dhe disa të plagosur

Më: 17 maj 2024 Në ora: 17:02
Foto ilustrim

Numri i viktimave nga një sulm ajror i raportuar rus është rritur, thonë zyrtarët.

Të paktën dy persona raportohet se kanë vdekur, ndërsa 13 të tjerë të plagosur. Katër prej të cilëve janë në “gjendje të rëndë”, tha guvernatori rajonal Oleh Syniehubov.

Në fillim u raportua se një person kishte vdekur dhe 4 ishin plagosur.

Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, dhe rajoni përreth kanë qenë prej kohësh në shënjestër të sulmeve ruse, por janë bërë më intensive muajt e fundit.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka akuzuar Moskën se po kërkon ta kthejë qytetin në gërmadha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat