Zakharova paralajmëron BE-në, Amerikën dhe Kievin: Po luani me zjarrin përmes sulmeve të Ukrainës ndaj Rusisë

Evropë

Zakharova paralajmëron BE-në, Amerikën dhe Kievin: Po luani me zjarrin përmes sulmeve të Ukrainës ndaj Rusisë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:38
Maria Zakharova.

Rusia po paralajmëron SHBA-në dhe BE-në, si dhe Kievin, të cilin e kontrollojnë, se po luajnë me zjarrin në lidhje me sulmet terroriste të ushtrisë ukrainase dhe se Rusia do të përgjigjet, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Zakharova deklaroi se të enjten dhe të premten, regjimi në Kiev ndërmori një tjetër sulm masiv me mjete ajrore pa pilot dhe drone detare në Krime, Krasnodar dhe rajone të tjera ruse dhe se Rusia po paralajmëron edhe një herë Perëndimin për këto sulme me të cilat po luajnë me zjarrin, pasi Rusia do t’i përgjigjet cenimit në territorin e saj.

Ajo theksoi se është e qartë se pas atyre “sulmeve barbare” me armë perëndimore qëndrojnë SHBA-të dhe Britania e Madhe, të cilat, siç tha ajo, kontrollojnë presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ata jo vetëm që e furnizojnë atë me raketa dhe armë të rënda me rreze në rritje, por gjithashtu japin dritën jeshile për përdorimin e tyre kundër Rusisë, duke kontribuar kështu në përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit”, tha Zakharova.

Lidhur me vendimin e parlamentit të Estonisë për të mbështetur iniciativën për sekuestrimin e pronës ruse, e cila u ngri nga Talini në favor të Ukrainës, ajo tha se Rusia do t’i klasifikojë të gjitha aktet e paligjshme të konfiskimit të pronës së saj si grabitje të drejtpërdrejtë dhe shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat