​Kroacia bëhet me qeverinë e 16-të qe nga shpallja e pavarësisë

Evropë

​Kroacia bëhet me qeverinë e 16-të qe nga shpallja e pavarësisë

Më: 17 maj 2024 Në ora: 22:47
​Kroacia bëhet me qeverinë e 16-të qe nga shpallja e pavarësisë

Kroacia sonte është bërë me qeverinë e saj të 16-të qe nga shpallja e pavarësisë në vitin 1991.

Parlamenti kroat votoi besimin për qeverisë së tretë që do të drejtohet nga kryeministri Andrej Plenkoviq nga HDZ.

Pas një debati dhjetë orësh në mbështetje të qeverisë HDZ dhe Domovinski Pokret (Lëvizja e Atdheut) (DP), 79 nga 141 deputetë të pranishëm votuan pro, një deputet abstenoi dhe 61 votuan kundër.

Shumica parlamentare përshëndeti shprehjen e besimit ndaj qeverisë.

Në programin e qeverisë së re nga viti 2024 deri në vitin 2028, dallohen pesë prioritete - Kroacia e suksesshme, vitale, e drejtë, e qëndrueshme dhe sovrane.

Në përbërjen e qeverisë së re i vetmi person i ri nga radhët e HDZ-së është Tonçi Glavina, i cili në krye të Ministrisë së Turizmit dhe Sporteve vjen nga posti i sekretarit shtetëror.

Departamenti i Shëndetësisë vazhdon të drejtohet nga Vili Berosh, Ministria e Planifikimit Hapësinor, Ndërtimtarisë dhe Pasurive Publike nga Branko Baçiq, Mbrojtja Ivan Anushiq, Ministria e Punëve të Brendshme Davor Bozhinoviq, dhe Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane Gordan Grliq-Radman.

Ministria e Financave do të vazhdojë të drejtohet nga Marko Primorac, Radovan Fuchs do të mbetet ministër i Arsimit, Shkencës dhe, i shtuar rishtazi, Rinisë, Marin Piletiq ministër i Punës, Sistemit Pensional, Familjes dhe Politikës Sociale dhe Shime Erliq ministër i Fondeve të Zhvillimit Rajonal dhe Bashkimit Evropian.

Nina Obulen Korzhinek, Tomo Medved dhe Oleg Butkoviq, të cilët kanë qenë me Plenkoviq në qeveri qe nga fillimi, prej tetë vjetësh, mbeten në të njëjtat poste ministrore.

Korzhinek mbetet ministër i Kulturës dhe Medias, Medved ministër i Veteranëve kroatë dhe Butkoviq ministër i Detit, Transportit dhe Infrastrukturës.

Zëvendëskryeministra mbeten edhe Medved, Bozhinoviq, Butkoviq, Baçiq dhe Anushiq. Primorac merr edhe funksionin e zëvendëspresidentit. Tashmë dihet se një post nënkryetar i takon Josip Dabrës së PD-së, ndaj do të jenë gjithsej shtatë nënkryetarë të qeverisë.

Sipas propozimit të mandatit, Ministria e sapokrijuar e Demografisë dhe Emigracionit do të drejtohet nga Ivan Shipiq, ish-anëtar i HDZ-së, ministër i Bujqësisë do të jetë Josip Dabro, sekretar i Përgjithshëm dhe president i DP Vukovar-Srijem, ndërsa Ministrinë e Ekonomisë do ta merr Ante Shushnjar, avokat nga Zagrebi, anëtar i kryesisë së DP-së dhe Gjykatës së Nderit dhe një nga themeluesit e kësaj partie.

Në kapitullin mbi Kroacinë e suksesshme, theksohet stabiliteti makroekonomik, një ekonomi konkurruese dhe një treg i sigurt i punës. Synimi është që paga mesatare neto të arrijë në 1600 euro, të krijohen 125 mijë vende pune dhe shkalla e punësimit të arrijë në 75 për qind. Sistemi arsimor do të modernizohet dhe deri në vitin 2030 çdo fëmijë duhet të ketë një vend në kopsht.

Në kapitullin mbi Kroacinë e suksesshme thuhet gjithashtu se gjashtë miliardë euro do të investohen në infrastrukturën hekurudhore në dhjetë vjetët e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat