Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Evropë

Shpërthim në akademinë ushtarake ruse në Shën Petersburg

Më: 18 maj 2024 Në ora: 08:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim ka ndodhur në një nga universitetet në qytetin rus të Shën Petersburg.

Në fakt, shpërthimi ka ndodhur në katedrën e Akademisë Ushtarake të Rusisë.

Mediat raportojnë se nga shpërthimi janë lënduar të paktën shtatë persona.

Ata u transferuan në objektin mjekësor të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë, ku iu ofrua e gjithë ndihma e nevojshme mjekësore.

Një banor vendas informoi autoritetet për shpërthimin në territorin e akademisë ushtarake të komunikimeve Budenov.

Ndryshe, autoritetet ruse tashmë kanë nisur hetimet dhe shumë shpejt do të dihen detajet e para se çka e shkaktoi shpërthimin. 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat