Tragjedi në Kroaci, burri vret gruan dhe vjehrrën - më pas plagos veten

Evropë

Tragjedi në Kroaci, burri vret gruan dhe vjehrrën - më pas plagos veten

Më: 18 maj 2024 Në ora: 14:10
Foto ilustrim

Në vendbanimin Radniçka në Bjellovar të Kroacisë, në një shtëpi familjare janë gjetur dy persona të vdekur dhe një i plagosur rëndë, i cili është dërguar në spitalin e qytetit.

Mediat kroate shkruajnë se një krim makabër ka ndodh brenda një familje, shkruan index.hr.

Një burrë vrau gruan dhe vjehrrën dhe më pas tentoi të vetëvritej, por ka pësuar vetëm lëndime.

Policia ka marrë denoncimin rreth orës 10:00 të ditës së sotme nga qytetarët.

Raportohet se te gjitha sherbimet shtetërore tashmë gjenden në vendin e ngjarjes.

Ndryshe, autoritetet policore dhe të drejtësisë kroate kanë nisur hetimet rreth rastit tragjik dhe së shpejti do të dalin me njoftimin e parë rreth krimit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat