Kompania ushtarake turke Baykar njoftoi se i dorëzoi shtetit polak 24 mjete ajrore pa pilot Bayraktar TB2.
Sipas deklaratës së Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes, dërgesat e para serike të këtyre dronëve në Poloni pasuan në muajin tetor të vitit 2022, pas së cilës dronët u dorëzuan në prill dhe tetor 2023.
Dorëzimi i fundit u bë këtë muaj dhe u organizua një ceremoni në bazën e UAV-ve në Poloni, raporton dailysabah.
Me këtë rast, presidenti i Departamentit të Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Gorgun, tha se Turqia tani është një lojtar global në fushën e dronëve, sistemeve të anijeve, automjeteve tokësore dhe sistemeve të municionit.
“Baykar është një kompani e ndjekur nga e gjithë bota me talentet e saj të rinj, fuqinë që ndryshon lojën, sukseset në eksport. Është krenaria kombëtare e vendit tonë dhe ngre imazhin e saj në botë”, tha Gorgun.
Ai gjithashtu theksoi se përmes bashkëpunimit me Poloninë, Turqia eksportoi një dron të teknologjisë së lartë në një vend anëtar të Bashkimit Evropian dhe NATO-s për herë të parë në histori.
Ndryshe, dronët “Bayraktar TB2” bëjnë pjesë tek kategoria e dronëve më të mëdhenj.
Droni “Bayraktar TB2” është zhvilluar në Turqi nga Selcuk Bayrakar, i diplomuar në Institutin e Teknologjisë të Masaçusetsit.