Zyrtarët: Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ende në gjendje të rëndë

Evropë

Zyrtarët: Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico ende në gjendje të rëndë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 16:48
Foto ilustrim

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe përballet ende me rreziqe për ndërlikime, por gjendja e tij paraqitet e stabilizuar, thanë zyrtarët të shtunën, pas atentatit të së mërkurës.

Kryeministri 59-vjeçar, u qëllua të mërkurën pesë herë me armë zjarri. Sulmi tronditi Evropën dhe ngriti shqetësime për gjendjen e polarizuar politike në Sllovaki, një vend i Evropës Qendrore, me 5.4 milionë banorë.

Ndërkohë sot Gjykata e Specializuar Penale Sllovake vendosi që i dyshuari, i identifikuar nga prokurorët si Juraj C., të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim nën akuzën për vrasje mbetur në tentativë.

Ministri i Brendshëm Matus Sutaj Estok tha të enjten se i dyshuar, i cili u ndalua në vendngjarje, kishte vepruar i vetëm duke shtuar se Juraj C. kishte marrë pjesë më parë në protesta anti-qeveritare.

Mediat lokale njoftuan se autori i dyshuar për sulmin, 71 vjeç, ka qenë më parë ish-punonjës sigurie në një qendër tregtare dhe autor i tre librave me poezi.

Gjykata vendosi që ai të mbetet në paraburgim në pritje të përfundimit të hetimeve për shkak të rrezikut që paraqet për t’u arratisur apo përfshirjes siç thane ndonjë aktivitet të mundshëm kriminal. Vendimi I gjykatës është objekt ankimimi.

Prej rikthimit të tij për herë të katërt si kryeministër tetorin e kaluar, zoti Fico ka ndryshuar shpejt politikën në atë që kritikët e opozitës e quajnë, një rrëmbim të pushtetit. Qeveria e tij ka reduaktuar mbështetjen për Ukrainën dhe po bën ndryshime tek transmetuesi publik, gjë që kanë ngritur shqetësime në raport me lirinë e medias./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat