Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Evropë

Zelensky: Rusia po humbet këmbësorinë

Më: 18 maj 2024 Në ora: 23:55
Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar sukseset e forcave të tij me anë të një video të publikuar së fundmi.

Zelensky tha se trupat e tij janë rritur, veçanërisht në rajonin e Kharkivit.

Megjithatë, mesazhi i tij vjen pasi Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj pushtuan fshatin Starytsia në rajonin e Kharkivit, vetëm tetë ditë pasi filloi një ofensivë e re ruse në zonë, shkruan skynews.

“Okupatori po humb këmbësorinë dhe pajisjet e tij, një humbje e prekshme, edhe pse, ashtu si në vitin 2022, ai po llogariste një përparim të shpejtë në tokën tonë”, tha Zelensky, duke iu referuar pushtimit fillestar të Rusisë në Ukrainë në shkurt të atij viti.

Gjithashtu, në rajonin lindor të Donetskut rreth Chasiv Yar, një qytet që shihet si një objektiv kyç në fushatën e Rusisë, Zelensky tha se forcat ukrainase kanë zmbrapsur një sulm rus.

“Ushtarët tanë shkatërruan më shumë se 20 njësi të automjeteve të blinduara të okupatorit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat